THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT – LEHTËSIMI I AKTIVITETEVE AVOKUESE TË SHUKOS-IT DHE HARTIMI I RREGULLAVE DHE PROCEDURAVE KONCEPTUALE PËR MEKANIZMAT E AVOKIMIT
Vendi: | Kosova |
Titulli i Projektit: | Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Shërbimet e Ujit dhe Kanalizimeve (në tekstin e mëtejmë RCDN)
“Rritja e kapaciteteve të SHUKOS-it si ofrues primar i shërbimeve për ZHK-ve dhe advokimin në interes të KRU-ve në Sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve të Kosovës” |
Kohëzgjatja e Kontratës: | Shtator 2024 – Nëntor 2025 |
Shoqata e Ujësjellësave dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) ka marrë financim për një Grant të titulluar “Rritja e kapaciteteve të SHUKOS-it si ofrues primar i shërbimeve për ZHK-ve dhe advokimin në interes të KRU-ve në Sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve të Kosovës” në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në EJL i mandatuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Qështje Ekonomike (SECO), dhe është dorëzuar në mënyrë administrative Projektit GIZ “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (ORF MMS)”.
Si një shoqatë partnere në kuadrin e projektit RCDN+, e cila mbështet kapacitetin e shoqatës dhe për të përmirësuar funksionet e saj organizative dhe të zhvillimit të kapaciteteve, SHUKOS është në kërkim të një konsulent me përvojë për të udhëhequr procesin e dialogut të avokimit duke përfshirë udhëheqjen e grupit punes për avokim dhe lobim të dy temave të identifikuara, moderimin e dialogut me palët e interesit dhe hartimin e rregullave dhe procedurave konceptuale të mekanizimit të avokimit të SHUKOS.
SHUKOS fton të shprehin interesin e tyre trajner dhe ekspert me përvojë në përputhje me kërkesën e ToR (Termat e Referencës) në vijim. Në mënyrë që të shqyrtohet aplikimi për këtë detyrë, Expertit i kërkohet të paraqesë një propozim financiarë së bashku me hartën e palëve të interesit në formën elektronike jo më vonë se 23 shtator 2024, në adresën e-mail info@shukos.org duke mbajtur në kopje (cc) Menaxheren për Projekte, znj.Erdonita Humolli / erdonita.humolli@shukos.org me temën (subject): Aplikim konsulent për të udhëhequr procesin e dialogut të avokimi.