Trajnimi Menaxhimi i KRU-ve bazuar në rezultate
SHUKOS në bashkëpunim me ekipën e trajnerëve realizuan me sukses trajnimin “Menaxhimi i KRU- ve bazuar në rezultate” për grupin e auditorëve të brendshëm dhe zyrtarëve të prokurimit, më 20 gusht 2024.
Kjo masë trajnimi është vazhdimësi e ciklit të trajnimeve të filluara në dhjetor të vitit të kaluar për 5 grupet e tjera, duke përfshirë kështu:
- Workshopin Fillestar me Kryeshefat Ekzekutiv / 18.12.2024
- Trajnimin me Sekretarët dhe Zyrtarët e Lartë Financiarë / 21.12.2024
- Trajnimin me Udhëheqësit e Departamenteve Teknike dhe Komerciale /22.12.2024
Objektivi i përgjithshëm i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve për zyrtaret e auditimit dhe prokururimit bazuar në rezultate-MBR.
Të pranishëm ishin zyrtaret e auditimit dhe prokururimit nga 7 KRU e Kosovës, nën udhëheqjen e një ekipi trajnerësh, përfshirë profesionistë si Ilir Rodiq dhe Bashkim Kurtaj, të cilët kan luajtur një rol kyç në ofrimin e njohurive dhe aftësive të nevojshme për të përparuar në menaxhimin e KRU-ve. Trajnimi intensiv dhe interaktiv ka ndihmuar zyrtarët e 7 KRU-ve të Kosovës të zhvillojnë njohuri të reja dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre në fushën e menaxhimit bazuar në rezultate. Kjo pjesëmarrje e përkushtuar tregon vullnetin e tyre për të arritur standarde më të larta të punës dhe për të kontribuar në efikasitetin dhe profesionalizmin e operacioneve të tyre.