THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT – PËR SHËRBIME IT, PËR NDËRTIMIN E SISTEMIT PËR MENAXHIMIN E TË DHËNAVE (DMS), MENAXHIMIN E KLIENTËVE (CRM) DHE NJË PYTËSORI ELEKTRONIK PËR MATJEN E KNAQSHMËRISË SË ANËTARËVE.
Vendi: | Kosova |
Titulli i Projektit: | Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Shërbimet e Ujit dhe Kanalizimeve (në tekstin e mëtejmë RCDN)
“Rritja e kapaciteteve të SHUKOS-it si ofrues primar i shërbimeve për ZHK-ve dhe advokimin në interes të KRU-ve në Sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve të Kosovës” |
Kohëzgjatja e Kontratës: | Deri 46 ditë pune / Brenda periudhës Prill 2024 – Prill 2025 |
Shoqata e Ujësjellësave dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) ka marrë financim për një Grant të titulluar “Rritja e kapaciteteve të SHUKOS-it si ofrues primar i shërbimeve për ZHK-ve dhe advokimin në interes të KRU-ve në Sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve të Kosovës” në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në EJL i mandatuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Qështje Ekonomike (SECO), dhe është dorëzuar në mënyrë administrative Projektit GIZ “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (ORF MMS)”.
Në kuadër të këtij projekti SHUKOS po kërkon një firm konsulente që do të punojë ngushtë me Stafin e SHUKOS për zgjidhjen e problemeve mbi systemin e ruajtjes së të dhënave dhe menaxhimin e marëdhënieve me klient.
SHUKOS fton të shprehin interesin e tyre Konsulent / firmë konsulence me përvojë në përputhje me kërkesën e ToR (Termat e Referencës) në vijim. Në mënyrë që të shqyrtohet aplikimi për këtë detyrë, konsulenti / firma e konsulencës duhet të dërgojë propozimin e tij / saj në formën elektronike jo më vonë se 18 prill 2024, në adresën e-mail info@shukos.org duke mbajtur në kopje (cc) Menaxheren e Projekteve të SHUKOS, znj.Erdonita Humolli: erdonita.humolli@shukos.org me temë (subject): Aplikim për shërbime IT, për ndërtimin e systemit për menaxhimin e të dhënave (DMS), menaxhimin e klientëve (CRM) dhe një pytësori elektronik për matjen e knaqshmërisë së anëtarëve.