WEBINARI MONITORIMI I THATËSIRËS DHE PARALAJMËRIMI I HERSHËM NË KOSOVË
Më 19 Mars 2024, SHUKOS në bashkëpunim me partnerët e Projektit nga SlovakAid “Sistemi i integruar i menaxhimit të thatësirës dhe masat për zbutjen e ndikimit të ndryshimeve klimatike në Kosovë” organizuan webinarin me temën “Monitorimi i thatësirës dhe paralajmërimi i hershëm në Kosovë”.
Ky aktivitet u organizuar si një ngjarje hibride ku pjesëmarrësit nga Kosova u mblodhën në një vend (Hotel Emerald, Prishtinë) dhe ndjeken webinarin online përmes ZOOM me partnerë implementues dhe ekspertë të Projektit
Në kuadër të këtij projekti do të zhvillohen një seri aktivitetesh për të adresuar sfidat e menaxhimit të thatësirave në Kosovë.
Ndërsa webinari i parë u fokusua në:
- Shpjegimi i komponentëve kryesorë të sistemit të monitorimit të thatësirës
- Kuptimi i treguesve dhe pragjeve të thatësirës (treguesit kryesorë për monitorimin e thatësirës, procedurat për vendosjen e pragjeve për tregues të ndryshëm)
- Prezantimi i praktikave më të mira për monitorimin e thatësirës dhe paralajmërimin e hershëm nga Sllovakia dhe rajoni i EQL.
- Rritja e vetëdijes, ngritja e kapaciteteve dhe promovimi i bashkëpunimit për të përmirësuar monitorimin e thatësirës dhe kapacitetet e paralajmërimit të hershëm në Kosovë
Pjesëmarrës në takim ishin: përfaqësues nga KRU-të e Kosovës, KNMU, IHMK, ARPL-ja, PRU grupe të ndryshme të palëve të interesuara që punojnë me menaxhimin e thatësirës, veçanërisht ekspertët meteorologjikë dhe hidrologjikë, ofruesit e shërbimeve klimatike, ekspertët e zvogëlimit të rrezikut mjedisor dhe fatkeqësive natyrore, ekspertët e bujqësisë dhe profesionistët e orientuar drejt politikave mjedisore.