VIZITA NË ZVICËR “SHKËMBIMI KOLEGIAL MBI FORCIMIN E KAPACITETEVE TË STAFIT TË SHUKOS NË PROCEDURAT E PËRDITSHME OPERACIONALE”
VIZITA NË ZVICËR “SHKËMBIMI KOLEGIAL MBI FORCIMIN E KAPACITETEVE TË STAFIT TË SHUKOS NË PROCEDURAT E PËRDITSHME OPERACIONALE”
Nga 12 deri me 15 Dhjetor 2022, ekipa e SHUKOS ka realizuar një vizit në Cyrih të Zvicrës pranë Shoqatës Zvicrane për Menaxhimin e Burimeve ujore dhe Ujërave të Ndotura (VSA).
Qëllimi kryesor i takimit ishte të marrë njohuri nga përvoja e VSA në lidhje me dy cështje të rëndësishme
- Forcimi i SHUKOS në Kosovë në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për anëtarët e vet;
- Forcimi i SHUKOS-it si një qendër udhëheqëse për ofrimin e trajnimeve për ujërat e zeza.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të Projektit Zhvillimi i Aftësive në Sektorin e Ujërave të Zeza të Kosovës” i cili synon të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve në sektorin e ujërave dhe ujërave të zeza të Kosovës. Për të arritur këtë qëllim VSA dhe SHUKOS veprojnë së bashku dhe punojnë në zhvillimin organizativ të SHUKOS-it dhe rrethinës së tij si dhe në kapacitetin e drejtpërdrejtë të ekspertëve të ujërave të zeza në Kosovë.
Aktiviteti u realizua gjatë tri ditëve si në vijim
- Takimi i punës filloi me datën 12.2022 me prezantimin e të dy shoqatave VSA dhe të SHUKOS-it për dokumentet starategjike dhe funksionimin organizative të tyre.
- Me datën 12.2022 u zhvillua takimi me Drejtorin e VSA për të vazhduar më tutje me vizitën në ITUN në Wetzikon dhe ITUN në Fällanden. Gjatë vizitës në këto dy impiante ekipa e SHUKOS u njoftua me historiatin e ndërtimit, mënyrën e funksionimit, organizimin e punës, kontrollin, trajtimin e mbetjeve, legjislacionin në fuqi, formën e raportimit, tarifat, trajtimi mbetjeve etj
- Me datën 12.2022 u prezantua funksionimi i përditshëm i shoqatës, baza e të dhënave për marrëdhëniet me klientët, strategjia e promovimit dhe shitjes së VSA-së si dhe vizita në vendet e punës dhe prezantimi i ambienteve të punës dhe stafit. Më pas u prezantua Kuadri Ligjor Zvicëran dhe Korniza Ligjore e Kosovës mbi sistemin e edukimit dhe të certifikimit të stafit në kuadër të sektorit të ujit dhe kanalizimet. Procedurat e VSA-së për organizimin e trajnimeve, buxhetin, funksionimi dhe angazhimi i qendrave kompetente, ofrimi i trajnimeve, testimi dhe mënyra e certifikimit si dhe zhvillimit të VSA nëpër vite