THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT – MODERATOR
Vendi: | Kosovë |
Titulli i Projektit | SHUKOS si ofrues i shërbimeve për Zhvillimin e Kapaciteteve për Kompanit Rajonale Ujësjellëse dhe Komunat e Kosovës |
Kohëzgjatja e kontratës: | deri në 6 ditë, brenda periudhës 22.09.2022 – 14.10.2022 |
Shoqata e Ujësjellësave dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) ka marrë financim për një Grant të titulluar “SHUKOS si ofrues i shërbimeve për Zhvillimin e Kapaciteteve për Kompanit Rajonale Ujësjellëse dhe Komunat e Kosovës ” në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në EJL i mandatuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), dhe është dorëzuar në mënyrë administrative Projektit GIZ “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (ORF MMS)”.
Në kuadër të këtij projekti SHUKOS po kërkon një modrator që do të zhvillojë Dialogun me Palët e Interesit për përmirësimin e Sektorit të Ujërave dhe Kanalizimeve në Kosovë.
SHUKOS fton të shprehin interesin e tyre ekspertët me përvojë në përputhje me kërkesën e ToR-ve (Termat e Referencës) të cilat mund ti gjeni në vijim. Në mënyrë që të shqyrtohet aplikimi për këtë detyrë, eksperti duhet të dërgojë propozimin e tij / saj në formën elektronike jo më vonë se 21 Shtator 2022, në adresën e-mail info@shukos.org duke mbajtur në kopje (cc) Menaxheren për Trajnim dhe Zhvillim Profesional të SHUKOS, znj.Nadire Vitija: nadire.vitija@shukos.org me temë (subject): Aplikim për Moderator.