THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT – TRAJNERË PËR OFRIMIN E PROGRAMIT D-LEAP PLANI I SIGURISË SË UJIT DHE MENAXHIMITT TË KRIZAVE PËR KOMPANITË RAJONALE TË UJIT NË KOSOVË
Vendi: | Kosovë |
Titulli i Projektit: | SHUKOS si ofrues i shërbimeve për Zhvillimin e Kapaciteteve për Kompanit Rajonale Ujësjellëse dhe Komunat e Kosovës |
Kohëzgjatja e kontratës: | deri në 8 ditë për secilin trajnerë, brenda periudhës 18.02.2022 – 20.07.2022 |
Shoqata e Ujësjellësave dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) ka marrë financim për një Grant të titulluar ” Ndërtimi i kapaciteteve të SHUKOS-it për shpërndarjen e masave për Zhvillim të Kapaciteteve tek KRU-të dhe NJQV” në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në EJL i mandatuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), dhe është dorëzuar në mënyrë administrative Projektit GIZ “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (ORF MMS)”. Ky aktivitet mbështetet gjithashtu dhe nga Shoqata Ndërkombëtare e Ndërmarrjeve të Ujit në Zonën Ujëmbledhëse të Lumit Danub (IAWD).
Në kuadër të këtij projekti SHUKOS po kërkon 2- 3 ekspert të cilët do të punojnë ngushtë me Stafin SHUKOS, në Programin Plani i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimit të Krizave (WSP & CM) duke përdorur Kurrikulën ekzistuese të Partneritetit të Mësimit të Danubit (D-Leap).
SHUKOS fton të shprehin interesin e tyre të interesuarit me përvojë në përputhje me kërkesën e ToR-ve (Termat e Referencës) të cilat mund ti gjeni më pooshtë. Në mënyrë që të shqyrtohet aplikimi për këtë detyrë të interesuarit duhet të dërgojë propozimin e tij / saj në formën elektronike jo më vonë se 07 Shkurt 2022, në adresën e-mail info@shukos.org duke mbajtur në kopje (cc) Menaxheren për Trajnim dhe Zhvillim Profesional të SHUKOS, znj.Nadire Vitija: nadirevitija3@gmail.com me temë (subject): Aplikim për Planin e Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimit të Krizave.