PROJEKTI MENAXHIMI I INTEGRUAR I ASETEVE – SEEAM
SHUKOS përmbylli me sukses trajnimin dy ditor (11 & 12 Nëntor 2021) Bazë të Nivelit Gold “Sistemi Themelor i Menaxhimit të Mirembajtjes” në kuadër të Projektit “Trajnimin Menaxhimi i Aseteve- Shërbime Këshillimore për Shoqeritë Ujësjellës Kanalizime në Kosovë, për Kompanitë Rajonale Ujsjellëse që kanë janë në fazën e dytë të zhvillimit të projektit. Ky trajnim i organizuar nga SHUKOS në bashkëpunimin me GIZ ORF dhe Hydro-Comp është zhivilluar në përputhje të plotë me masat anti-COVID.
Objektivi kryesor ishte të trajnojë pjesëmarrësit e KRU-ve nga Kosova në metodologjinë e Sistemit Themelor të Menaxhimit të Mirëmbajtjes bazuar në sistemin e ri të lancuar nga Hydrocomp në Shtator të vitit 2021.
- Dita e parë e trajnimit kishte për qëllim prezantimin e plateformës dhe elementet bazë të menaxhimit të mirëmbajtjes, duke bërë kështu edhe demonstrimin praktik të punës në nivelin gold;
- Ndërsa dita e dytë u fillua me punen praktike të pjesëmarrësve duke bërë që puna gjatë kësaj dite të ishte interaktive ku të gjithë patën mundësin të provojnë punën në këtë fazë të projektit.
Gjatë dy ditëve të trajnimit pjesëmarrësit kanë qenë shumë active me pytje dhe rekomandime të cilat do të shërbjenë gjatë implementimit të projektit në vazhdim.