THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT – KONSULENT PËR ZHVILLIMIN E PLANIT TË BIZNESIT DHE GRUMBULLIMIT TË FONDEVE SHUKOS 2021-2025
Shoqata e Ujësjellësave dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) ka marrë financim për një Grant të titulluar ” Ndërtimi i kapaciteteve të SHUKOS-it për shpërndarjen e masave për Zhvillim të Kapaciteteve tek KRU-të dhe NJQV” në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në EJL i mandatuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), dhe është dorëzuar në mënyrë administrative Projektit GIZ “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (ORF MMS)”.
Në kuadër të këtij projekti SHUKOS po kërkon një ekspert i cili do të punojnë ngushtë me Stafin SHUKOS, anëtarët dhe palët e tjera të interesit për të zhvilluar Planin e Biznesit dhe Gurmbullimit të Fondeve për SHUKOS-in për periudhën 2021 -2025.
SHUKOS fton të shprehin interesin e tyre Konsulent / firmë konsulence me përvojë në përputhje me kërkesën e ToR-ve (Termat e Referencës) të cilat mund ti gjeni në vijim. Në mënyrë që të shqyrtohet aplikimi për këtë detyrë, konsulenti / firma e konsulencës duhet të dërgojë propozimin e tij / saj në formën elektronike jo më vonë se 25 Tetor 2021, në adresën e-mail info@shukos.org duke mbajtur në kopje (cc) Menaxheren për Trajnim dhe Zhvillim Profesional të SHUKOS, znj.Nadire Vitija: nadirevitija3@gmail.com me temë (subject): Aplikim për Zhvillimin e Planit të Biznesit dhe Grumbullimit të Fondeve.