THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT
Vendi: | Kosovo |
Grant Agreement: | 81245096 |
Titulli i Projektit: | Ndërtimi i kapaciteteve të SHUKOS-it për shpërndarjen e masave për Zhvillim të Kapaciteteve tek KRU-të dhe NJQV. |
Kohëzgjatja e kontratës: | 08 Shkurt 2021 – 08 Mars 2021 |
Shoqata e Ujësjellësave dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) ka marrë financim për një Grant të titulluar ” Ndërtimi i kapaciteteve të SHUKOS-it për shpërndarjen e masave për Zhvillim të Kapaciteteve tek KRU-të dhe NJQV” në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në EJL i mandatuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), dhe është dorëzuar në mënyrë administrative Projektit GIZ “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (ORF MMS)”.
Në kuadër të këtij projekti SHUKOS po kërkon një një Konsulent për hartimin e Manualit për Trajnimeve.
SHUKOS fton të shprehin interesin e tyre të gjithë të interesuarit me përvojë në përputhje me kërkesën e ToR-ve (Termat e Referencës) të cilat gjendën më poshtë.
Në mënyrë që të shqyrtohet aplikimi për këtë detyrë të interesuarit duhet të dërgojnë CV në formën elektronike jo më vonë se 05 Shkurt 2021, në adresën e-mail info@shukos.org duke mbajtur në kopje (cc) Menaxheren për Trajnim dhe Zhvillim Profesional të SHUKOS, znj.Nadire Vitija: nadirevitija3@gmail.com me temë (subject):”Hartimi i Manualit të Trajnimeve – SHUKOS”