Aktivitet 2020 të HUB-it Menaxhimi i Integruar i Aseteve – Kosovë
Me gjithë fillimin e mbarë të vitit 2020 ku në Shkurt ne përfunduam me sukses punëtorinë dhe takimin e komitetit drejtues për herë të dytë me radhë në kuadër të projektit SEEAM për Kosovën dhe Shqipërinë, muaji Mars ishte ai që theu parashikimin e të gjithëve dhe ndaloi të gjitha aktivitetet njëkohësisht.
Veprime të pashembullta të shëndetit publik u prezantuan në çdo vend për shkak të Pandemisë COVID- 19 të shpallur nga OBSH. Këto veprime shëndetësore përfshirë distancimin shoqëror, kufizimet e udhëtimit, karantinimin dhe shpalljen e qeverive për planeve të tyre kombëtare të urgjencës, duke shtyrë kështu të gjitha aktivitetet e planifikuar.
E gjithë kjo situatë ndikoj drejtpërdrejt në kushtet e punës të secilit prej nesh, duke pezulluar kështu veprimtarinë tonë për një periudhë të pacaktuar. Pikërisht në ditët kur dy HUB-et për MA nga Kosova dhe Shqipëria kishin bërë të gjitha aranzhimet për zhvillimin e trajnimeve të Nivelit Gold, një ditë para ngjarjes, ishte vendosur që të anulohen të gjitha aktivitetet që synonin mbledhjen e më shumë se 20 personave në një vend. E gjithë kjo situatë bëri që të punohet me intensitet më të ulët në Mars dhe në fillim të Prillit. Megjithatë duke punuar të gjitha nga shtëpia ne kemi bërë të mundur që disa aktivitete të realizohen.
Edhe në këtë periudhë SHUKOS ka arritur të integrojë në Projektin SEEAM katër Kompanitë Rajonale Ujësjellëse (KRU) të tjera, gjë që bëri të përfshihen të gjitha KRU-të që operojnë në Kosovë. Kontratat e Projektit SEEAM për vitin 2020 tashmë janë nënshkruar nga 7 KRU në Kosovë:
KRU Prishtina, KRU Hidromorava, KRU Mitrovica – kanë kaluar Nivelin Silver dhe janë regjistruar tashmë në Nivelin Gold;
KRU Hidrodrini – është regjistruar direkt në Nivelin Gold;
KRU Gjakova, KRU Hidroregjioni-jugor, KRU Bifurkacioni – janë regjistruar në Nivelin Silver.
SHUKOS në bashkëpunim me ekipën e trajnerëve të HUB-it MIA për Kosovë, GIZ dhe Hydrocomp Enterprises Ltd. vazhduan takimet e rregullta dy javore në Skype edhe gjatë periudhës pandemike. Përvec aktiviteteve të tjera gjatë kësaj kohe SHUKOS arriti që nën kornizën e Projekti SEEAM të organizoj edhe tri aktivitete të tjera dy prej të cilave ishin online ndërsa njëra ishte në formatin face-to-face:
- Takimi Informues Online për mbledhjen dhe futjen e të dhënave në Sistemin EDAMS – 21 Prill 2020
- Trajnimi Online Themelor MMS për ToT – 9 deri 10 Qershor 2020
- Trajnimi në klasë GIS/ Menaxhimi i të Dhënave në Rrjet – 27 deri 29 Korrik 2020.
Takimi Informues Online për Mbledhjen dhe Dutjen e të Dhënave në Sistemin EDAMS – Duke pasur parasysh se situata aktuale ka bërë që shumë prej punëve tona të shtyhen për një kohë të pacaktuar, si rezultat i kësaj janë shtyrë edhe trajnimet për Projektin Menaxhimi i Integruar i Aseteve (IAM). Për shkak të kësaj SHUKOS vendosi të organizojë një Takim Online si prezantim i korrikulës së projektit MIA , mbledhjen dhe shtimin e të dhënave në Softuerin EDAMS. Qëllimi i këtij takimi ishte të informonte pjesëmarrësit nga Kompanitë Rajonale të Ujësjellësve që këtë vit i’u bashkuan këtij program për herë të parë me sistemin EDAMS dhe mënyrën e futjes së të dhënave në këtë program. Trajnimi u organizua në 21 Prill 2020 përmes klasës online zoom (platformë në internet) Më shumë se 13 persona morën pjesë në takim (ishin 13 përdorues por disa prej tyre ishin prezent së bashku me kolegët e tyre përmes së njëjtit user).
Trajnimi Online Themelor MMS për ToT – Projekti SEEAM për Kosovën i udhëhequr nga SHUKOS së bashku me implementuesit e projektit nga GIZ ORF dhe Partneri Teknik Hydro-Comp Enterprises Ltd. Kanë organizuar Trajnim Dy-ditor online të Trajnerëve të cilët janë pjesa teknike e HUB-it MIA për Kosovë. Qëllimi kryesor i trajnimit ishte të aftësohen trajnerët (ToT) në metodologjinë Themelore të Menaxhimit të Mirëmbajtjes. I gjithë ekipi i trajnerëve nga Kosova, me përfaqësuesit e SHUKOS, u takuan së bashku në KRU Prishtina për të marrë pjesë në trajnimin në distancë, të prezantuar nga Hydro-Comp Enterprises Ltd., ndërsa i pranishëm përmes lidhjes online ishte edhe Menaxheri i Projektit SEEAM GIZ.
Trajnimi GIS/ Menaxhimi i të Dhënave në Rrjet – Pas dy përpjekjeve fatkeqësisht të pasuksesshme për të organizuar këtë trajnim në muajin Qershor, u bë e mundur që ta zhvillonim atë në fund të Korrikut. SHUKOS organizoj me sukses Trajnimin Bazë të Nivelit Silver “Menaxhimi i Aseteve – Shërbime Këshillimore për Shoqeritë Ujësjellës Kanalizime”, për ndërmarrjet që i janë bashkuar Projektit SEEAM në vitin 2020. Trajnimi i organizuar nga SHUKOS në bashkëpunimin me GIZ ORF dhe Hydro-Comp Enterprises Ltd., është zhvilluar në përputhje të plotë me masat anti-COVID. Objektivi kryesor i këtij organizimi ishte trajnimi i stafit të shoqërive UK nga Kosova në metodologjitë bazë të Menaxhimit të të Dhënvae të Rrjetit.
Edhe pse me shumë vështirësi gjatë kësaj situate SHUKOS është përpjekur të përmbushë planin e saj të punës, edhe pse jo në 100% të saj. Ka qenë shumë e vështirë që puna të bëhet nga distanca dhe në të njëjtën kohë të adaptohet dinamika e punës me kufizimet e vendosura nga qeveria sepse rezultati i të gjitha aktiviteteve tona ishte i lidhur ngushtë me vendimet e qeverisë.
Kjo situatë e rëndë psikologjike, kufizimi i lëvizjes dhe puna nga shtëpia, na kanë bërë të ditur se secili prej nesh mund të bëjë më shumë seç kemi menduar ndonjëherë se është e mundur.