Shkëmbimi të përvojave mes kolegëve për dizajnimin dhe implementimin e projekteve ITUN
SHUKOS ka përfunduar me sukses takimin dy ditor “Shkëmbimi të përvojave mes kolegëve për dizajnimin dhe implementimin e projekteve të Impianteve për Trajtimin e Ujërave të Ndotura (ITUN) në Kosovë ku u prezantua përvoja e KRU Hidroregjionit Jugor në ndërtimin e Impiantit për qytetin e Prizrenit dhe u hartuan Planet e Veprimit nga përfaqësuesit e KRU-ve të cilat kishin për qëllim të prezantonin veprimet që duhet merren parasysh për realizimin me sukses të projekteve të ndërtimit të ITUN-ve.
Ky takim është organizuar nga SHUKOS (Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës) në bashkëpunim me AKK (Asociacioni i Komunave të Kosovës) në kuadër të projektit “Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve për Shërbimet e Ujit dhe të Kanalizimeve (RCDN)”
Pjesëmarrës:
– Drejtorët Teknik të KRU-ve;
– Përfaqësues nga Komunat e Kosovës;
– Përfaqësues nga MMPH-ja;
– Përfaqësues nga SHUKOS – AKK -GIZ;
– Përfaqësues nga GIZ & NALAS
Objektiva kryesore e zhvillimit të këtij aktiviteti ishte të përmirësoj njohurit e stafit të KRU-ve dhe Komunave në dizajnimin dhe implementimin e Projekteve të ITUN-së.
Gjatë ditës së parë u prezantua praktika e KRU Hidroregjioni dhe u zhvilluan biseda interaktive mes pjesëmarrësve. Ndërsa në ditën e dytë patëm rastin të shohim planet e veprimit të realizuar nga pjesëmarrësit në këtë seri takimesh prej dy ditësh të cilat u komentuan nga më pas nga të gjithë kolegët pjesëmarrës.
I gjithë takimi u përmbyll me identifikimin e dy sfidave kryesore për jetëgjatësinë e projekteve ITUN:
• Qëndrushmëria dhe Mirëmbajtja Financiare e këtyre projekteve;
• Ndërhyrja politike në menaxhimin e ITUN-ve.