Punëtoria/Workshopi për zhvillimin e aktiviteteve të advokimit për SHUKOS
SHUKOS (Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës) në bashkëpunim konsulente ndërkombëtar përkrahur nga “Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve për Shërbimet e Ujit dhe të Kanalizimeve (RCDN)” organizuan sot me sukses webinarin me temë “Punëtoria/Workshopi për zhvillimin e aktiviteteve të advokimit për SHUKOS”
Webinari kishte për të përqëndrohet në krijimin e një qasje për aktivitetet e advokimit të cilat SHUKOS do të angazhohet për t’i zhvilluar në të ardhmen gjithnjë në mbrojtje të interesave të antarëve të saj dhe sektorit të ujit në përgjithësi.
Në këtë punëtori morrën pjesë mbi 15 pjesëmarrës, përfaqësues të Kompanive Rajonale Ujësjellëse në Kosovë, stafi SHUKOS, përfaqësues nga Projekti RCDN si dhe dy moderatorët nga kompania konsultente ndërkombëtare e angazhuar nga RCDN për zhvillimin e këtij aktiviteti.
Pjesëmarrja aktive bërë që nga ky takim të përcaktohen elementët kryesorë strategjik që do të merren parasysh për përgatitjen e letrave për lobim dhe advokim. Si dhe u identifikuan temat, metodat dhe palët e interesit që duhet merren parasysh për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtyre aktiviteteve nga SHUKOS.