PUNËTORIA PËRGATITORE E PROGRAMIT PLANI I SIGURISË SË UJIT (WSP)
Me datën 29 & 30 Gusht 2019 SHUKOS në bashkëpunim me Z.Christian Plohberger trajner i program WSP(Water Safety Plan) dhe ekipën e të trajnuarve nga Kosova për këtë program kanë mbajtur punëtori dy ditore në Prishtinë ku ekipa e trajnerëve të SHUKOS-it kanë pasur mundësin të zhvillojnë një “kurs të parë” bazuar në njohurit që kanë marrë gjatë trajnimit për këtë program.
Dita e parë e kësaj punëtorie është mbajtur në zyret e SHUKOS-it gjatë të cilit ekipia e trajnerëve të SHUKOS-it i përbërë nga Z.Sokol Xhafa dhe Lumni Sallahu me ndihmën e trajnerit Christian Plohberger kanë zhvilluar temën Menaxhimi i Riskut/ Planifikimi i Sigurisë së Ujit.
Dita e Dytë e Punëtorisë Përgatitore është mbajtur në Hotel Amazona prezent në takim ishin Kryeshefat Ekzekutiv e Kompanive Rajonale Ujësjellëse të Kosovës, përaqësuesës nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Autoritet Rregullator të Ujërave, Ibër Lepencit, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Para tyre është shpalosur program WSP duke bërë në një shembull praktik për hartimin e një plani emergjent si dhe mënyrën e reagimit në raste emergjente
Programi Plani i Sigurisë së Ujit është poashtu një nga programet D-LeaP i cili zhvillohet me ndihmën e IAWD-së dhe Partnerëve Teknik të programit. Përsmes korrikulës që ofron ky program, kompanitë kanë mundësi të mësojnë se si të identifikojnë operacionet e dëmshme, si të i planifikojnë dhe të përgatiten për to që të reagojnë shpejt dhe si të marrin veten në rast të krizave dhe të katastrofave.