WORKSHOPI I TRETË BENCHMARKING I HUB-it KOSOVË & SHQIPËRI PËR VITIN 2019
Më 13 Shtator 2019 është mbajtur në Shkodër-Shqipëri, Workshopi i tretë Benchmarking i HUB-it Kosovë & Shqipëri për vitin 2019 për punën sfiduese që është bërë deri tani. Pjesëmarrës në takim ishin Kompanit Rajonale Ujësjellëse nga Kosova dhe Shoqërit Ujësjellës dhe Kanalzime nga Shqipëria pjesëmarrës të Programit Benchmarking .
Brenda këtij takimi u diskutua rreth punës që është bërë në Programin Benchmarking deri tani për fazën e pestë, sfidat nëpër të cilat po kalojn koordinatorët e ujësjellësve për të punuar në Excel. Të gjithë kolegë qenë të gatshëm të ndajnë me të tjerët përvojën që kanë kaluar gjatë kësaj periudhe duke i ndihmuar kështu njëri tjetrit se si të shnamngen më lehtë ato pengesa nëpër të cilat ata kanë kaluar.
Shoqëria UK Shkodër që ishte nikoqiri i kësaj punëtorie shpalosi para grupit në tërësi eksperiencën e tyre gjatë kësaj periudhe por pa rezerva i’u mundësojë të pranishmëve të shohin edhe nga afër punën që bëhet brenda kësaj SHUK
Takimi u përmbyll me një drekë të përbashkët.