TAKIMI “GJETJA E MODALITETEVE PËR TA TEJKALUAR SITUATËN EMERGJENTE ME UJIN E PIJSHËM NË ZONËN E GJILANIT”
Dje në SHUKOS është mbajtur takimi i përbashkët i një grupi teknik të formuar nga Takimi Tryezës së Rrumbullakët të organizuar javën e kaluar në Gjilan nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Kompanin Rajonale Ujësjellëse Hidromorava.
Grupi teknik i udhëhequr nga menaxhmenti i KRU Hidromoravës, i përbërë edhe nga dy përfaqësuesit e Këshillit Ndërministor të Ujërave, përfaqësuesi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësuesi nga Komuna e Gjilanit dhe përfaqësuesi i MZHE-së ka shqyrtuar opsionet e mundshme për kapjen e burimeve shtesë të ujit në zonën e Gjilanit dhe si rezultat i këtij shqyrtimi hartuan projekt-propozimin me temën “SHTIMI I KAPACITETEVE TË UJIT NË GJILAN PËR TEJKALIMIN E GJENDJËS SË THATËSISË” me të cilin do ti drejtohen Qeverisë së Kosovës për të kërkuar mbështetje financiare që të zabtohet në një afat të shkurtër deri në fund të muajit gusht.