THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT – PËR EKSPERT KRYESOR PËR ZHVILLIMIN E PROGRAMIT PËR UJËRA TË NDOTURA NË KOSOVË
Vendi: | Kosova |
Titulli i Projektit: | Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Shërbimet e Ujit dhe Kanalizimeve (në tekstin e mëtejmë RCDN)
“Rritja e kapaciteteve të SHUKOS-it si ofrues primar i shërbimeve për ZHK-ve dhe advokimin në interes të KRU-ve në Sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve të Kosovës” |
Kohëzgjatja e Kontratës: | Mars 2025 – Nëntor 2025 |
Shoqata e Ujësjellësave dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) ka marrë financim për një Grant të titulluar “Rritja e kapaciteteve të SHUKOS-it si ofrues primar i shërbimeve për ZHK-ve dhe advokimin në interes të KRU-ve në Sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve të Kosovës” në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në EJL i mandatuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Qështje Ekonomike (SECO), dhe është dorëzuar në mënyrë administrative Projektit GIZ “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (ORF MMS)”.
Si një shoqatë partnere brenda kornizës RCDN, SHUKOS angazhohet të forcojë rolin e tij si lehtësues kryesor i nismave për zhvillimin e kapaciteteve në sektorin e ujërave të zeza. Për zhvillimin e këtij aktiviteti SHUKOS është në kërkim të ekspertit që do të udhëheq zhvillimin e Programit të Ujërave të Ndotura në Kosovë, 1B “Hyrje në Sistemet e Ujërave të Zeza për menaxherët dhe inxhinierët”. Eksperti do të punojë ngushtë me stafin e SHUKOS-it dhe pjesën tjetër të ekipës së trajnerëve për ujëra të ndotura.
SHUKOS fton të shprehin interesin e tyre trajner dhe ekspert me përvojë në përputhje me kërkesën e ToR (Termat e Referencës) në vijim. Në mënyrë që të shqyrtohet aplikimi për këtë detyrë, Expertit duhet të dërgoj propozimin në gjuhën shqipe me e-mail, në info@shukos.org dhe duhet të përmbajë seksionet e mëposhtme:
- CV-të, duke përfshirë certifikatat e përfundimit të GToT dhe RCDN StoT
- Oferta financiare si kosto e shumës së përgjithshme duke ju referuar secilit aktivitet
Propozimi duhet të dërgohet jo më vonë se 23 Mars 2025, në adresën e-mail info@shukos.org duke mbajtur në kopje (cc) Menaxheren për Projekte, znj.Erdonita Humolli / erdonita.humolli@shukos.org me temën (subject): Aplikim për ekpsert kryesor për zhvillimin e programit të ujërave të ndotura në Kosovë.