Rreth Shukos-it

Kush është SHUKOS-i

SHUKOS – eshte Asociacioni i Ujësjellësve dhe Kanalizimeve të Kosovës e regjistruar si Asociacion jo i inkorporuar, joprofitabil i anëtarëve dhe themelues të saje te cilet jane Kompanitë Rajonale të Ujësjelleseve te Kosoves – SHA dhe Njësitë Operative, komfor Ligjit Nr. 03/L-134 të Republikës së Kosovës.

SHUKOS ka pasur një rritje mjaft të mirë të aktiviteteve gjatë pesëmbëdhjetë vjeçarit të parë të tij, dhe është sot një institucion  shumë i respektuar profesionalisht, si mbrenda Kosoves poashtu dhe jashtë vendit.

Misioni

Qëllimi I SHUKOS-it është të veprojë si një lidhje në mes të anëtarëve të saj për të zhvilluar, promovuar dhe mbrojtur interesat e përbashkëta të sektorit të ujit dhe ujërave të zeza, drejt krijimit të një sektori financiarisht të qëndrueshëm dhe të aftë për të çuar përpara bazat e përgjithshme në fushën e tyre të punës.

Objektivat e Misionit

Mbrojtja e interesave të sektorit të ujit në Kosovë, përmes zhvillimit profesional dhe krijimit të rrjeteve qe të zhvillojë dhe avokoj për interesat e anëtarëve. 

Vizioni për të ardhmen

Të punojmë në forcimin e Kompanive Rajonale dhe të Njësive të tyre Operative, që të jenë të gatshme të sfidojnë me kushtet e reja të veprimit.

Të jenë të afta për të dhënë shërbime të mira dhe kualitative ndaj konsumatorëve, të jenë ekonomikisht dhe politikisht të pavarura dhe të fitojnë besimin e konsumatorëve që i shërbejnë.
Të vazhdojmë bashkëpunimin me të gjithë aktorët relevant në sektorin e ujit.

Vetqëndrueshmëria e anëtarëve të siguroj qëndrueshmërinë e SHUKOS-it.

SHUKOS-i ZË I FUQISHËM I ANËTARËVE TË VET

Anëtarët:

Anëtarë të rregulltë të SHUKOS-it janë të gjitha  Kompanitë Rajonale të Ujësjellësave – SHA dhe Njësitë Operative të regjistruar në Republikën e Kosovës në Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjit Nr.2/L-123  “Për Shoqëritë Tregtare” .

Dokumentacioni:

E regjistruar në vitin 2001, si Asociacion joprofitabile në pajtim me Ligjin për Lirinë e Asociimit në  Organizatat Joqeveritare të Republikës së Kosovës.

Administrimi:

Switch The Language

    Etiam magna arcu, ullamcorper ut pulvinar et, ornare sit amet ligula. Aliquam vitae bibendum lorem. Cras id dui lectus. Pellentesque nec felis tristique urna lacinia sollicitudin ac ac ex. Maecenas mattis faucibus condimentum. Curabitur imperdiet felis at est posuere bibendum. Sed quis nulla tellus.

    ADDRESS

    Rr: Bill Klinton, Nr.13, Prishtinë

    PHONE

    +38338111222

    EMAIL

    info@shukos.org