Takimi Përbashkët i Programit Benchmarking për Ujësjellësat – Hub UBP për Kosovë dhe Shqipëri! 💧🌍
Sot, më 18.03.2025, u mbajt online Takimi Përbashkët i Programit Benchmarking (UBP) Hub për Kosovë dhe Shqipëri. 



Shoqëritë pjesëmarrëse janë gati për të nisur ushtrimin e ri UBP, një hap i rëndësishëm për rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e shërbimeve të ujësjellësve në rajon. Ky proces përfshin krijimin e profileve të reja, hapjen e llogarive individuale, caktimin e ekipeve dhe përgjegjësive, si dhe krijimin e fletave të punës për ushtrimin e ri.
Kordinatorët e SHUK (Shoqata e Ujësjellësve të Kosovës) dhe SHUKALB (Shoqata e Ujësjellësve të Shqipërisë), me mbështetje nga IAWD dhe WB, janë duke bashkëpunuar për të avancuar praktikat më të mira në sektorin e ujësjellësve.
Ky program do të ndihmojë për të krijuar sisteme më të qëndrueshme dhe efikase për furnizimin me ujë, përfitim direkt për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë.