Projekti: “Implementimi i rregulloreve për procedurat e rekrutimit dhe proceduren disiplinore për KRU”
Më 6 shkurt 2025, në ambientet e Drejtorisë së KRU Prishtina, u zhvillua me sukses projekti “Implementimi i Rregulloreve për Procedurat e Rekrutimit dhe Procedurën Disiplinore për KRU”.
🔹 Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte demonstrimi i implementimit në praktikë të rregulloreve për rekrutimin e stafit dhe disiplinën në ndërmarrjet publike të ujësjellësit, duke siguruar një qasje transparente dhe të drejtë në menaxhimin e burimeve njerëzore.
Objektivat specifike:
✅ Përcaktimi i procedurave specifike të parashikuara në rregulloret e aplikueshme.
✅ Harmonizimi i veprimeve dhe praktikave me standardet ligjore në fuqi.
👥 Në këtë aktivitet morën pjesë stafi i KRU-ve të Kosovës, sekretarë, zyrtarë ligjorë dhe përfaqësues të BNJ, të cilët diskutuan dhe ndanë përvoja mbi mënyrat më të mira për zbatimin e këtyre rregullave.
Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe forcimit të mekanizmave disiplinorë në sektorin e ujësjellësit!
#KRU #Menaxhimi #Transparenca #Rekrutimi #Disiplina