Përfundimi i Ditës së Dytë të Konferencës së 12-të të Përbashkët Ballkanike
Dita e dytë e Konferencës së 12-të të Përbashkët Ballkanike në Prishtinë u hap nga z. Bekim Juniku, zv. Drejtor Ekzekutiv – SHUKOS, dhe u përshëndet nga z. Getoar Mjeku, zv. Ministër i Ekonomisë së Kosovës. Fjalimi kryesor u mbajt nga Prof. Harsha Ratnaweera, ekspert i njohur në Teknologjinë e Ujit dhe Ujit të Ndotur nga Universiteti Norvegjez i Shkencave të Jetës, i cili trajtoi temën “Dixhitalizimi i Sektorit të Ujit: Sfidat dhe Mundësitë.”
Gjatë ditës, u mbajt 1 Sesion Plenar dhe 4 Sesione Teknike paralele, duke adresuar tema kyçe për zhvillimin e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve. Diskutimet përfshinë:
• Përdorimi i Teknologjisë Dixhitale për të Fuqizuar Kompanitë Ujësjellës-Kanalizime
• Aspektet Institucionale dhe Rregullatore të Sektorit Ujësjellës-Kanalizime
• Menaxhimin e Ujërave të Ndotura dhe Llumit
• Menaxhimi i Kompanive Ujësjellës-Kanalizime















Falenderime të veçanta për të gjithë folësit dhe pjesëmarrësit që ndanë përvojat dhe njohuritë e tyre, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori me rëndësi për rajonin tonë.