Kuvendi i njëzet e katërt (XXIV-të) i rregullt i SHUKOS-it
Me datën 13 mars 2024, u mbajt Kuvendi i XXIV-të i rregullt i SHUKOS-it në Hotel International Prishtina, një ngjarje e rëndësishme për zhvillimin e sektorit të ujit në Kosovë. Kuvendi u hap nga Drejtori Ekzekutiv i SHUKOS-it, z. Abdullah Dërguti, dhe Kryetari i Bordit të SHUKOS-it, z. Jeton Shabani.
Në këtë mbledhje, u miratua Raporti Vjetor i Punës për vitin 2024, duke përfshirë raportin e Grupit të Profesionistëve të Rinjtë të Ujit dhe Raporti Financiar dhe Auditorit për vitin 2024. Gjithashtu, u prezantua Plani i Punës dhe Buxheti për vitin 2025, Plani i Trajnimeve dhe Projekteve, si dhe Plani Strategjik 2026-2031. 

Në vijim të punës për vitin 2025, Kuvendi votoi për zgjedhjen e Kryetarit të Bordit z. Arsim Fetahu, dhe Nënkryetarit të Bordit, z. Dri Cena.
Ky Kuvend ishte një hap tjetër i rëndësishëm për përmirësimin e sektorit të ujit në Kosovë dhe për forcimin e anëtarësisë së SHUKOS-it. E mbyllëm këtë ngjarje me shpresën që viti 2025 të jetë edhe më i frytshëm për të gjithë ne! 






+15