Hartimi i Rregulloreve për rekrutimin e personelit dhe pergjegjësinë disiplinore në KRU-të e Kosovës
Më 25-26 nëntor 2024, u mbajt me sukses trajnimi mbi “Hartimin e Rregulloreve për rekrutimin e personelit dhe pergjegjësinë disiplinore në KRU-të e Kosovës”.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin sekretarë, zyrtar ligjor dhe zyrtar të burimeve njerëzore nga KRU- të, të cilët shkëmbyen përvoja dhe ide për të përmirësuar standardet dhe praktikat e brendshme të menaxhimit.
Ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve institucionale dhe krijimit të një mjedisi profesional dhe transparent në sektorin e ujit. 


