Programi i Zhvillimit të Kapaciteteve: “Hyrje në Sistemet e Kanalizimeve dhe Trajtimit të Ujërave të Ndotur” Moduli 1: “Aspektet Rregullatore dhe të Financimit për Ujërat e Ndotura” 23-24 Prill 2025
Nën drejtimin e një ekipi profesionist me përkrahjen e Projektit RCDN , SHUKOS filloj për herë të parë implementimin e një programi për ujëra të ndotura në Kosovë.
Ky program do të përmbajë tri module trajnimi të cilat objektiv kryesor kanë aftësimin e pjesëmarrësve për përgaditjen dhe implementimin e Projekteve të Ujërave të Ndotura.
Gjatë dy ditëve intensive, përfaqësues nga KRU Prishtina, Hidromorava, Bifurkacioni dhe Mitrovica – përfshirë drejtorë teknik, udhëheqës të departamenteve për planifikim dhe zhvillim, si dhe menaxherë për ujëra të ndotura – u bashkuan me përfaqësues nga komunat Prishtinë dhe Kamenicë, dy përfaqësues nga G-PRU dhe konsulentin nga Una Consulting për të ndjekur modulin e parë të këtij programi.
Objektivi kryesor i këtij moduli ishte të fuqizohen njohuritë dhe kapacitetet për të interpretuar statusin e sektorit të ujërave të ndotura, si dhe kuadrin ligjor dhe institucional në nivel kombëtar.
Ky modul shënon një hap konkret drejt përmirësimit të menaxhimit të ujërave të ndotura dhe zhvillimit të qëndrueshëm mjedisor.





+20