DITA BOTËRORE E UJIT 2020
“UJI DHE NDRYSHIMET KLIMATIKE” – JO FEST POR NDERGJEGJESIM PER PANDEMINE ME TE RE BOTERORE COVID -19
Dita Botërore e Ujit, më 22 Mars , çdo vit, ka të bëjë me përqendrimin e vëmendjes për rëndësinë e ujit në mbarë botën, e cila bazohet në temën e pëcaktuar nga Organizata e Kombeve te Bashkuara.
Për këtë vit , tema e përcaktuar është “Uji dhe Ndryshimet Klimatike”, e cila ka për qëllim të prezantoj se si uji dhe ndryshimet klimatike janë të lidhura me njëra tjetrën dhe kanë impakt të përditshëm në ujin të cilin ne e marrim cdo ditë.
Ndryshimet klimatike janë bërë problem global tashmë, paralajmërimet për efektet e ndryshimeve klimatike kanë filluar me intensitet më të lartë që nga viti 2012-te dhe që nga ky vit bota është duke u përballur me rreziqet të cilat po shkaktohen pikërisht nga ndryshimet klimatike.
Ndërsa popullsia globale po rritet dhe po shtohet edhe kërkesa për ujë, e cila varfëron burimet natyrore dhe dëmton mjedisin në shumë vende.
SHUKOS, shënon Diten Botërore të Ujit (22 Mars-in) që nga viti 2001, krahas motove të përcaktuara nga OKB-ja, duke organizuar një sërë aktivitetesh në koordinim edhe me aktorë të tjerë relevant të sektorit të ujit në Kosovë. Zakonisht të gjitha aktivitetet kanë të bëjnë me grumbullim të njerëzve dhe miqve të ujit po ashtu edhe takimeve ballë për ballë për të diskutuar se si të ndërgjegjsohemi dhe të trajtojmë ujin si asetin më të rëndësishëm të jetës të secilit prej nesh.
Këtë vit, më ndryshe se cdo herë tjetër , kjo ditë na gjenë të distancuar nga njëri tjetri për shkak të pandemisë COVID – 19, të shpallur nga OBSH-ja. Për këtë arsye, SHUKOS ka anuluar të gjitha aktivitetet e saj të cilat kanë qenë të përgatitura për ndere të kësaj dite, duke shpresuar që në një periudhë të shpejt kohore të marrim lajmin e mirë për asgjësimin e këtij virusi, nga të gjitha vendet e prekura dhe të krijojmë ambiente të reja në të cilat do të ngritet vetëdija edhe për ujin dhe ndryshimet klimatike.
Ne si SHUKOS , si cdo herë tjetër edhe në këtë periudhë do të jemi zëri i anëtarëve tanë të cilët përkrah mjekëve, sektorit të sigurisë dhe gazetarisë janë HERONJËT TANË të cilët na furnizojnë 24h në ditë me ujë te pijes dhe e bëjnë të mundur që ne të mbajmë higjenen e duhur e cila po konsiderohet të jetë arma më e fuqishme për të luftuar COVID – 19.
Duke qëndruar në shtëpi, duke u kujdesur në mënyrë të vecant për higjenen personale dhe duke mbajtur distancë me të tjerët në rast të daljeve publike, ne të gjithë do të jemi faktor i rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së virusit COVID -19.