WORKSHOPIN FINAL PËR PËRMBYLLJEN E CIKLIT TË KATËRT HUB BENCHMARKING
Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit Kosovë (SHUKOS) dhe Shoqata Ujësjellës Kanalizimi Shqipëri (SHUKALB) organizuan Workshopin Final për përbylljen e ciklit të katërt të HUB-it Benchmarking për Kosovë &Shqipëri i vlerësuar si programi i parë që tejkaloj kufijtë administrativ të të dy shteteve Kosovë & Shqipëri duke nxitur kështu një bashkëpunim për të krahasuar shërbimet e ujësjellësve dhe kanalizimeve së pari me vetveten e më pas edhe me vendet e tjera pjesëmarrëse në këtë program.
Takimi kishte për qëllim diskutimin e Raporteve Finale të prodhuar në fund të vitit 2018 me të dhënat e vitit 2017 për të treguar mbi sfidat që shoqërit ujësjellëse kanë kaluar për grumbullimin e këtyre të dhënave dhe arritjet që janë reflektuar në shoqëritë ujësjellëse nga puna e bërë në këtë program.
Programi ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve të ujit të pijës dhe ujërave të zeza në rajonin e Danubit duke përdorur standarde përmes të cilave cdo ndërrmarje krahasohet me vetveten dhe me të tjerët.
Takimi u zhvillua në ndërtesën e KRU Prishtina i drejtuar nga koordinatorja e HUB-it Benchmarking për Kosovë & Shqipëri duke i kaluar fjalën secilit pjesëmarrës për të diskutuar hapur mbi vraiablat në të cilët ata kanë shënuar rritje ose kanë ngecur në plotësimin e atyre të dhënave.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues nga SHUKOS dhe SHUKALB, koordinatorët nga 7 kompani ujësjellëse të Kosovës dhe 5 shoqëri ujësjellëse nga Shqipëria: KRU Prishtina, KRU Hidromorava, KRU Hidroregjioni, KRU Hidrodrini, KRU Gjakova, KRU Mitrovica, KRU Bifurkacioni, ShUK Tirana, ShUK Shkodra, ShUK Kamëz, ShUK Vau i Dejës dhe ShUK Kurbin. Gjithashtu kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesi i ARRU-së, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Prishtina dhe Drejtori i ShUK Kamëz.